Një i ri në Maminas ka hipur në katin e dytë të një ndërtese, duke kërcënuar se do të kryej vetëvrasje.
Mësohet se i riu është Klodian Hasa, 27 vjeç, banues në Dibër. 27- vjeçari është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikësve dhe ato të policisë, ku uniformat blu janë duke negociuar për ta zbritur të riun.
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun të kërcënojë me kryerjen e vetëvrasjes.