Mbeten ende mister shkaqet e aksidentit në Maminas, ku humbi jetën Elena Avdillari dhe Bujar Agalliu. Për të mësuar arsyen e aksidentit të rëndë, uniformat blu janë vënë prej dy ditësh në ndjekje të Fatjon Zhaborjas, personit që goditi nga pas taksinë me të cilën udhëtonte 23-vjecarja Elena Avdillari. Burime nga Policia e Durrësit thanë për Report TV se Fatjon Zhaborja menjëherë pas aksidentit ka braktisur automjetin Benz.
Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur gjurmë gjaku, ç?ka konfirmon dyshimet se Zhaborja është plagosur dhe mund të ketë nevojë për ndihmë mjekësore. Për këtë arsye policia po mban në kontroll qendrat shëndetësore në vendin ku ndodhi aksidneti, por edhe në Fushë-Krujë, aty ku dyshohet se fshihet personi që shkaktoi dy viktima në aksidentin në Maminas. Automjeti Benz ishte me shpejtësi më shumë se 140km/orë në momentin e përplasjes. Për t?u larguar nga vendi i ngjarjes Fatjon Zhaborja dyshohet se është ndihmuar nga një person tjetër, ende i paidentifikuar nga hetuesit.