Report TV - Universiteteve/ Kule: Ekonomiku e Drejtësia më të kërkuarat

Report TV 2017-10-24

Views 0

Tashmë që publikimi i listave fituese për studimet universitare janë shumë pranë publikimit të tyre, edhe stresi në maturantët në vend, të cilët kanë aplikuar për të vazhduar studimet e tyre është shtuar.

Ndërkohë dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka zbuluar se dy nga degët më të kërkuara nga studentët janë Administrimi i Biznesit dhe Fakulteti i Drejtësisë.

Sipas Kules, nëse në Fakultetin e Ekonomisë do të regjistroheshin të gjithë fituesit të fazës së parë, do të mbeteshin rreth 400 kuota të lira. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që maturantët që janë në pritje të mos shqetësohen pasi pas datës 29 ka një procedurë me 7 seanca 48- orëshe, ku do tu jepet një mundësi studentëve të cilët janë në pritje për të tu regjistruar në Fakultetin e Ekonomisë.

Gjithashtu dekani i Ekonomisë shtoi se Fakulteti i Ekonomisë do të jetë në dispozicion të studentëve gjatë gjithë kohës së regjistrimeve, në mënyrë që tu ofrojë atyre mbështetje maksimale.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS