300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike të të pandehurve me vlerë rreth 2 milionë euro mungojnë në Ministrinë e Drejtësisë.
Edhe pse ky institucion i ka paguar paratë dhe duhet të kishte në inventarin e saj, Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi thotë se këto pajisje të shtrenjta dhe me rëndësi të lartë, mungojnë.
Përmes një shkrese që mban datën 1 gusht, ministri u drejtohet kompanive që kanë fituar tenderin t?i kthejnë byzylykët, të cilët duket se kanë shëtitur mes disa zyrave, të paktën shkresërisht, pasi ekzistenca e tyre fizike ngelet e paprovuar.
Nga shkresa e ministrit kuptohet se Ministria e Drejtësisë ka marrë në muajin mars të këtij viti në shërbim këto byzylykë me kartë SIM dhe ja kaluar Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, institucion i cili duhet t?i përdorte. Pikërisht në këtë pikë, fillon mjegulla e kësaj ngjarjeje të paprecedentë dhe me kosto të lartë për shtetin.
Bardhi: Të kthehen byzylykët për mbikëqyrje elektronike
Ministri Bardhi thotë se Shërbimi i Provës nuk ka respektuar procedura ligjore të marrjes së dorëzim të kapitalit. Madje, me një veprim të dyshimtë, në 11 prill, Shërbimi i Provës përmes një akti dorëzimi që mban numër protokolli 834, ia ka dhënë sërish 300 byzylykët firmës prodhuese.