Report TV - Dy të fortët që lëviznin të armatosur e makinë të blinduar

Report TV 2017-10-24

Views 38

TIRANE-Dy persona me rrezikshmëri të lartë, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi lëviznin të armatosur në kryeqytet. Bëhet fjalë për Almir Ismailin 41 vjeç dhe Roland Domin 44 vjeç.

Burime të Report TV nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë marrë informacion për dy persona që lëviznin të armatosur. Roland Domi dhe Almir Ismaili qarkullonin në Tiranë me një automjet tip Audi A8 të blinduar.

Në momentin kur Policia ka rrethuar makinën, Domi dhe Ismaili kanë hedhur pistoletat e markës SMITH & ËESSON dhe TT. Gjatë operacionit ?Revolverët? të dy janë vënë në pranga dhe do akuzohen për prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

44- vjeçari Roland Domi është një emër i njohur për Policinë. Ai është arrestuar me parë për heqje të paligjshme të lirisë dhe për vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Edhe në vitin 2012 Domi është arrestuar po në autostradën Tiranë-Durrës për armëmbajtje pa leje. Në 17 maj të 2008-së Roland Domit i është bërë atentat në një parkim te rruga ?Ali Demi?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS