Për të treguar ndryshimin që ka pësuar Tirana nga imazhi i vitit të mbrapshtë i 1997, kryeministri Edi Rama tregoi një shembull me një zyrtar të lartë ndërkombëtar që kishte frikë të vinte pa makinë të blinduar nga Rinasi në Tiranë. Por cfarë ndodhi pasi arriti në Tiranë? Ja si e tregoi Rama sot historinë.
"Dua ta vijoj me një VIP nga një vend serioz dhe nuk dilte nga Rinasi. Erdhi të japë mesazhe të forta në luftën kundër krimit. Por nuk dilte nga salla VIP, pasi donte makina të blinduara dhe automatik se kishte idenë se kishte ardhur nga një vend se mund ta vrisnin apo martonin me zor.
Pas shumë negociatash, erdhi deri te unë fjala dhe i thashë se këtë shërbim nuk e ofrojmë prandaj ktheu. Por erdhi në Tiranë gjallë dhe të nesërmen erdhi tek unë dhe më tha 'të kërkoj shumë falje, sepse ndihem në vështirësi sepse kam parë shumë vende, por kurrë nuk kam parë veten kaq budalla se ajo që prisja të ishte komplet e kundërt me atë që gjeta" tha Rama.