Serbia e Maqedonia zbusin tensionet mes tyre - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Personeli i Ambasadës së Serbisë është rikthyer në Shkup, pas incidentit diplomatik mes dy vendeve pak ditë më parë. Kthimi i tyre erdhi një ditë pasi kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, zhvilluan një bisedë telefonike. Në një deklaratë të përbashkët ata theksuan dy vendet do t?i zgjidhin konfliktet përmes dialogut.

Por, vetë ambasadorja e Serbisë në Maqedoni Dushanka Divjak do të kthehet më 31 gusht, ndërsa një ditë më pas ajo pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Ndërkohë, Zaev pritet të zhvillojë një takim me homologen e tij, Ana Bërnabiç të shtunën në Nish, ku pritet të kërkojë nga Zaev mbajtjen e një seance të përbashkët mes dy qeverive. Nga ana tjetër, Vuçiç takoi këtë të enjte ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska Tipko.

Tensionet mes dy vendeve erdhën për shkak të qëndrimit të Maqedonisë, e cila ka vendosur të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, si dhe qëndrimin e qeverisë maqedonase për agjentin serb natën e trazirave në Parlamentin Maqedonas.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS