Jo vetëm ministritë por edhe drejtoritë do të kufizohen në numër e do të bashkohen mes tyre. Disa drejtori të quajtura si të ?rënda? dhe që janë hambari i të ardhurave shtetërore, do të bashkohen në një.
Report TV ka mësuar se grupi i punës në PS dhe kryeministri që po punon për reformimin e administratës, ka parashikuar shkrirjen e takimit dhe doganave në një institucion.
Mësohet se ky propozim ka ardhur herët nga ndërkombëtarët, ndërsa Rama e pati parashikuar që në programin qeverisës të vitit 2013, por që nuk mundi ta zbatonte 4 vitet e para.
Ashtu sikur dihet më herë është njoftuar edhe bashkimi i agjencive të pronave në një: hipotekat, ALUIZNI, dhe Agjencia e Kthimit të Pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm që do të quhet: Agjencia e Trajtimit të Titujve të Pronësisë.