Objektet e kultit në vend do të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo me tarifa biznesi si deri më sot.
Kjo nismë e qeverisë për të lehtësuar objektet e kultit në veprimtarinë e tyre, u njoftua nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që bëri në kishën e Shën Athanasit në Selenicë.
Kryeministri Rama u prit nga atë Spiro Bulika dhe shumë besimtarë.
?Erdhëm t?i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato. Urdhëro ja ku e ke! Tani, sot në darkë, thuaji Zotit, që qeveria e bëri punën e vet?, u shpreh Rama.