Report TV - PD: Rama i jep Carapulit 870 milionë për godinën e OSHEE

Report TV 2016-09-27

Views 0

Partia demokratike vijon të denoncojë tenderat e qeverisë të cilësuara prej saj si korruptive.

Kësaj radhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina zhupa denoncoi dhuratën prej 870 milionë lekë të vjetra, që sipas saj Rama i bëri ndërtuesit të tij Carapuli.

Këto para sipas saj iu dhanë si shtesë kontrate për zyrat e OSHEE.

"Një vit më parë, Partia Demokratike denoncoi aferën e rregullimit të zyrave të OSHEE, ku Carapuli, ndërtuesi personal i Edi Ramës, kapi këtë tender si fitues i paracaktuar, edhe pse operatori i dytë në garë u paraqit me 740 milionë lekë më pak.

Mori carapuli tërë fondin limit, 4.5 miliardë lekë, për rregullime zyrash, që do të mjaftonin për të bërë dy godina të reja nga fillimi.

Pas një viti, Edi Rama i bën dhe një dhuratë tjetër ndërtuesit të tij personal, i jep shtesë kontrate edhe 870 milionë lekë të tjera, nga paratë e shqiptarëve, nga paratë e gjakut të shqiptarëve.

Share This Video


Download

  
Report form