Burg për gjobëvënësit, banda kishte marre diamante e flori - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 nga 3autorët e grabitjes së nje sasie diamantesh dhe floriri të një biznesmeni në Yrshek të Tiranës. Enea Duraj 26 vjeç dhe Renato Toska 28 vjeç dolën para togave te zeza, ndërsa i treti i akuzuar për ngjarjen është ende në kërkim. Por edhe për atë, trupi gjykues la në fuqi arrestin me burg. Autorët nuk folën para togave të zeza. Akuza theksoi se tre grabitësit nuk u mjaftuan vetem me vjedhjen e bizhuterive me vlerë, por e telefonuan biznesmenin e bizhuterive, duke i vendosur edhe një gjobë prej 10 mije eurosh. Prokuroria sqaroi se tregtari i dhunuar vendosi të kërkojë ndihmën e uniformave blu. Në telefon grabitësit i kishin caktuar edhe vendin ku do të dërgoheshin paratë, në fshatin Yrshek pranë Tiranës. Pas dorëzimit të kontrolluar të parave, agjentët ndërhynë duke arrestuar gjobëvënësit. Në çantën e grabitësve u sekuestruan si provë 5 mijë euro dhe 300 mijë lekë. Ndërkohë, pritet që dosja të transferohet tek krimet e rënda, e cila gjykon rastet e gjobënënies.

Share This Video


Download

  
Report form