Ndahet nga jeta “Doktor Flori” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këngëtari dhe kantautori Florian Kondi, i njohur ndryshe si ?Doktor fFlori? eshte ndare nga jeta ne moshen 35-vjeçare. Lajmi tragjik ka shokuar jo pak admirues te tij, per shkak se Dr Flori ishte prej vitesh nje nga artistet me aktive ne fushën e muzikës moderne shqiptare dhe mjaft popullor tek publiku. Pjesëtari i grupi ?West Side Family? mesohet se nderroi jete paraditen e kësaj te hene rreth orës 10:20, kur po transportohej për në urgjence. Sipas mjekeve te qendrës spitalore ?Nënë Tereza? në Tiranë këngëtari ka mbërritur pa shenja jete. Edhe pse nuk jane ende te qarta shkaqet zyrtare te vdekjes se artistit, te cilat do te mësohen pas ekspertizës mjeko ligjore, dyshohet per nje takikardi. Ish-anëtari i grupit ?West Side Family?, babai i dy femijeve, gjate karrieres ka patur bashkëpunime të ndryshme me këngëtarë të njohur shqiptare. Dr Flori u be i njohur fillimisht me kengen ?Mesazh? te grupit ?West Side Familly?, por popullaritetin me te madh ai dhe pjestaret e grupit e moren me këngën ?Tirona? ne vitin 2003, te cilën e realizuan ne bashkëpunim me ish kryetarin e atëhershëm te Bashkisë se Tiranës, sot kryeministër, Edi Ramen. Ndarja e papritur nga jeta e ?Dr. Florit? ka sjelle edhe ngushëllimet e kolegeve neper rrjete sociale.

Share This Video


Download

  
Report form