Ndahet nga jeta akademiku Kristo Frasheri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-01

Views 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare, Kristo Frashëri. Historiani i shumë veprave te rëndësishme, vëllimeve monografike, qindra artikujve studimore e referatesh historike në më shumë se 70 vjet punë, është shuar mbrëmjen e 31 janarit. I vlerësuar për punën e tij studimore, akademiku Kristo Frashëri mban titujt ?Mjeshtër i Madh? dhe ?Nderi i Kombit?. Së fundi, më 18 janar, Bashkia e Tiranës i ka akorduar një tjetër titull, atë të ?Qytetarit të Nderit?. Të vërtetat në ngjarjet historike, procese politike apo edhe personalitete kanë qenë kryefjala e punës së Kristo Frashërit deri në botimin e tij të fundit ?Historia e Çamërisë? vetëm pak kohë më parë. Akademia e Shkencave do ta nderojë figurën e tij më datën 3 shkurt, kur edhe pritet të bëhen homazhet. Vetë ky institucion ka botuar më herët historinë e jetës së tij, nën titullin, ?Kristo Frashëri, jeta e një historiani?.

Share This Video


Download

  
Report form