http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet spanjolle kanë ekzekutuar të dyshuarin kryesor për sulmin me furgon në bulevardin e njohur të Barcelonës, Las Ramblas, ku humbën jetën 14 persona dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur. Moussa Oukabir 18 vjeç me origjinë marokene, i cili i kishte vjedhur dokumentet e identifikimit vëllait të tij, konfirmohet të jetë në mesin e 5 terroristëve të vrarë nga policia më vonë gjatë tentativës për një sulm tjetër terrorist në Kambrils, në perëndim të Barcelonës.
Numri i të arrestuarve që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen tragjike ka shkuar në 5. Por autoritetet janë ende në kërkim të marokenit Junus Abuyakub, i cili mendohet se ishte drejtuesi i furgonit në las Ramblas. Viktimat e sulmit në Las Ramblas ishin turistë të huaj, ndërsa viktima më e vogël ishte vetëm 3 vjeç. 60 persona janë ende të shtruar në spital, 15 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.
Shefi i policisë katalanase Josef Luis Trapero, tha për mediat vendase se të dyshuarit po përgatisnin sulme më të sofistikuara. I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përsipër autorësinë e sulmit në Las Ramblas. Një ditë më parë, qindra qytetarë vendas dhe të huaj morën pjesë në një marshim duke thënë se nuk kanë frikë nga sulmet, dhe ndezën qirinj për viktimat e sulmit të përgjakshëm.