Vritet biznesmeni i ndërtimit Shpetim Shala - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-08

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një biznesmen 50-vjeçar është gjetur i vrarë në një automjet mesditën e kësaj te diele. Trupi i pajetë i Shpëtim Shalës, banor i lagjes nr 8 në Durrës, u gjend në automjetin tip ?Volgsvagen Golf?. Viktima është vënë re nga disa banorë të zonës së plazhit ?Iliria?, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Personat e pyetur në vendngjarje nga blutë e Durrësit, kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, ndaj edhe mendohet se Shala mund të jetë vrarë me pistoletë me silenciator. Uniformat blu të Durrësit kanë kryer kontrolle në pika të ndryshme të zonës së plazhit, ndërkohë që po hetohet edhe aktiviteti i viktimës, pasi 50-vjeçari Shpëtim Shala ishte biznesmen ne fushën e ndërtimit. Në pronësi të tij janë edhe disa bare, lokale dhe bilardo. Sipas policisë, Shala ka patur me herët edhe probleme me drejtësinë, ndërkohe qe per atentatin nuk përjashtohet pista e konkurrencës.

Share This Video


Download

  
Report form