Basha: Ndal dhunës ndaj protestuesve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha doli në mbrojtje të protestuesve, pasi protesta kundër ndërtimit të parkut të lodrave u shoqërua me përplasje fizike. Akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, si nxitës i dhunës dhe për përdorim të forcave të policisë për akte kriminale. Basha kërkoi nga Prokuroria të reagojë dhe të nisë hetimet bazuar në denoncimet e opozitës. Kreu i PD-së deklaroi se me një stil banditesk të panjohur, policë me maska rrëmbyen kryetarin e Partisë Demokratike të Degës 5 në Tiranë Ndriçim Babasi në mes të një lokali në kryeqytet. Më herët gjatë ditës, Kryeministri Edi Rama ironizoi tubimin e demokratëve, teksa në një postim në Facebook, shkroi: ?Vizion jo. Program jo. Ekip as bëhet llaf. Lider jo e jo. Shyqyr u gjet një park lodrash për kalamaj, që të shfrysh inatin më qeverinë?.

Share This Video


Download

  
Report form