Luftë dhunës ndaj grave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gratë dhe vajzat janë shpesh viktima të dhunës nga burrat. Rritja e numrit të tyre çdo ditë po kthehet në një problem social që pret një zgjidhje. Lufta ndaj këtij fenomeni është një sfide që duhet të nisë në radhë të parë me brezin e ri, madje sipas psikologeve ndërgjegjësimi fillon me fëmijët. Në punën e saj si psikologe, Migena Ismailati, na tregon se çdo ditë në qendrën e saj paraqiten 2-3 raste të grave të dhunuara. Duke parë shifrat në rritje nga viti në vit, strukturat shtetërore dhe shoqata të ndryshme kanë nisur një fushatë 2 javore.  Por kryeministri Edi Rama ka kërkuar qe pjese e kësaj fushate ndërgjegjësimi të bëhen dhe burrat e djemtë dhe jo vetëm gratë e vajzat. Sipas Kryeministrit, qeveria do të jetë këmbëngulëse për të vënë në shërbim të grave dhe vajzave, viktima të dhunës, ndihmë ligjore falas si dhe do të ofrojë një politikë të re të ndihmës ekonomike. Numri i rasteve të përjetimit të dhunës nga gratë në Shqipëri ka shkuar në rritje me 3,4% krahasuar me vitin 2007. por ajo që bie në sy nga statistikat zyrtare është fakti se krahasuar me këtë vit evidentohet një numër i madh i tyre që u drejtohen autoriteteve publike për ndihmë. Ende pa u mbyllur ky vit, 23 gra janë bere viktima te dhunës në familje, një më shume se në 2012. Ne katër vitet e fundit numri i grave të dhunuara është trefishuar duke e çuar mbi 6 mijë shifrën e denoncimeve. Sipas të dhënave që nga viti 2008, 4300 gra kane pësuar dëmtime të renda si pasoje e dhunës sistematike në familje.

Share This Video


Download

  
Report form