Report TV - Shqiptarja në Spanjë për ReportTv: Ishin 2 furgonë,më kaloi te këmbët

Report TV 2017-08-18

Views 1

Romina Dervishi, emigrantja shqiptare që ishte në sheshin e famshëm të Barcelonës, ?Las Ramblas? ku ndodhi sulmi terrorist dje, në një intervistë për Report Tv rrëfen tmerrin e përjetuar, ndërsa deklaron se ishin dy furgonë që përplasën turmën dhe jo një, sikur raportohet.

Shqiptarja thotë se furgoni i kaloi para këmbëve dhe nëse nuk do të ishin futur në një dyqan sot nuk do të ishin më, ndërsa shton se Barcelona është e izoluar nga kontrollet e shumta, pasi ka alarme të tjera.

Romina Dervishi ishte me fëmijën 1-vjeç duke kaluar në vendin e ngjarjes në momentin që furgoni përplasi turmën në Barcelonë.

Nga sulmi dje në Barcelonë humbën jetën 13 persona, 100 u plagosën, ndërsa janë arrestuar deri tani tre autorë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS