Report TV - Një orë para se të zhdukej avioni i 'EgyptAir' kaloi mbi Shqipëri

Report TV 2016-05-19

Views 3

TIRANE - Avioni i nisur nga Parisi drejt Kairos në Egjipt ka fluturuar dhe mbi Shqipëri rreth 1 orë para se të zhdukej nga radari. Airbusi A320 me 66 pasagjerë në bord ka flutuar mbi Shqipëri rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm (19 Maj).

Rreth 800 ? 1000 km nga Shqipëria teksa aeroplani po fluturonte drejt Kairos është zhdukur nga radari sapo ka kaluar ishullin grek Karpathos që është 800 km nga Shqipëria ndërsa Radari me GPS tregon vendin e fundit ku aeroplani ka dhënë sinjal që është rreth 200 km larg ishullit Karpathos në Greqi dhe rreth 1000 km larg nga Shqipëria, sinjali i fundit GPS nga aeroplani është lëshuar në orën 2:30 të mëngjesit, 1 orë pas fluturimit mbi Shqipëri.

The Guardian shkruan se avioni mund të jetë rrëzuar pranë ishujve grek afër ishullit Karpathos në detin Mesdhe. Ndërsa në zonën ku është zhdukur sinjali i aeroplanit ka mbi 10 anije kërkim-shpëtimi që po përpiqen të gjejnë avionin ose pjese të tij nëse është rrëzuar. Aeoplani ishte nisur nga Parisi në orën 23:09 (18 Maj) dhe duhet të mbërrinte në Kairo në orën 03:15 (19 maj).

Share This Video


Download

  
Report form