“Kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-15

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur propozimeve të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, sipas të cilit ka ardhur koha për një kompromis historik që do sillte fundin e konfliktit mes Prishtinës dhe Beogradit. Në propozimet e Daçiç përfshihet edhe çështja e kufijve. Me anë të një postimi në Twitter, Hoxhaj i bën të ditur homologut të tij serb se Kosova është një demokraci multietnike me kufij të qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht që nuk do të ndryshojnë më.



?Kosova është një demokraci multietnike me kufij të qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht që nuk do të ndryshojnë. Idetë e rinovuara të Serbisë për ndryshime kufijsh janë të rrezikshme dhe të papranueshme.?



Ne nje shkrim te publikuar një ditë më parë, Daçiç shkruan se zgjidhje mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje, ku secili do të fitonte dhe njëkohësisht do të humbte diçka.



Kosova do të jetë një nga çështjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian. Kjo ka vënë në lëvizje autoritetet serbe për të gjetur zgjidhje reale që do t?i jepte fund konfliktit Prishtine-Beograd. Presidenti Aleksandër Vuçic më 23 qershor hodhi idenë e dialogut të brendshëm per çështjen e Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form