Report TV - Ujërat e zeza derdhen në plazhin e Sarandës, alarmohen pushuesit

Report TV 2017-08-11

Views 0

Pas Ksamilit, ujërat e zeza janë kthyer në shqetësim edhe për pushuesit në plazhet e Sarandës.

Pasditen e sotme, plazhi publik i Sarandës është bërë vend depozitimi i ujërave të zeza, duke shkaktuar jo pak irritim tek turistët e shumtë të cilët kanë frekuentuar qytetin në skaj të vendit për të kaluar pushimet e tyre.

Ndotja e plazhit ka bërë që pushuesit ta braktisin atë brenda pak minutash, megjithëse shërbimet e bashkisë së Sarandës kanë ndërhyrë në kohë për të pastruar zonën nga ujërar e zeza.

Rreth dy javë më parë, shpërthimi i ujërave të zeza në rrugët e Ksamilit bëri që të derdheshin në det. Ku për rrjedhojë pushuesit braktisën plazhin për shkak të ndotjes masive.

Share This Video


Download

  
Report form