BOOM: Në Plazhin e Ri në Vlorë, ujërat e zeza derdhen në det

Ora News Emisione 2018-07-05

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plazhi i Ri në Vlorë, pranë ish-shkollës së Marinës, edhe për këtë vit duket se nuk e ka të zgjidhur problemin me ujërat e zeza. Emisioni "BOOM" solli me pamje sesi tre kanale të ujërave të zeza derdhen në det.

I pyetur për këtë çështje, Drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Vlorë, Fajton Devolli, thotë se ka një projekt edhe për atë zonë por që me shumë gjasa pas përmbylljes së sezonit.

Devolli: E di që ka projekte që do të fillojnë shumë shpejt për të gjitha këto zona që janë të mbuluara nga projekti i BE për temën e kanalizimit të ujërave të zeza. Është një investim tjetër që do të bëhet tani. Investimet nuk mbyllen brenda natës.

Tjetër problematikë e këtij sezoni turistik janë kullat e vrojtimit dhe mungesa e rojeve bregdetare. Në Plazhin e Ri kullat janë ngritur por nuk ka roje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-ne-plazhin-e-ri-ne-vlore-ujerat-e-zeza-derdhen-ne-det

Share This Video


Download

  
Report form