Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Sarandë vijon odisea e derdhjes së ujërave të zeza në det. Problem këtë radhë është bërë sërish një pjesë e tubacionit me presion të lartë që ka pësuar çarje.
Kështu, specialistët e Ujësjellës kanalizimeve thonë se tubacionet janë carë për shkak të cilësisë së dobët nga firma kontraktuese.
Derdhja e ujërave të zeza nisi para 15 ditësh kur në Sarandë, u ca tubi i cili dërgon ujërat e zeza tek impianti i përpunimit të tyre dhe si pasojë në liqenin e Butrintit vërshuan ujërat e zeza të cilat ndikuan në ngordhjen edhe të pak midhjeve që i kishin mbijetuar temperaturave të larta.
Ditën e mërkurë grumbull me ujëra të zeza është mbledhur afër një gjiri ku ushtron aktivitetin edhe një restorant-bar privat. Specialistët e ndërmarrjes së ujësjellës ? Kanalizime së bashku me drejtorin Sheme Lulo pasi e panë vendin nga afër dërguan agregatin për të pastruar këtë pjesë e cila po shpërndahej në të gjithë liqenin.
Pronari i biznesit jashtë kamerës tha se kjo situatë ka ndodhur ditën e djeshme në darkë dhe ngado mbizotëron era fekale
Specialistët e ujësjellës ? kanalizime të Sarandës nuk pranuan të flasin për mediat. të njëjtin qëndrim mbajti edhe Inspektorati i Mjedisit pranë Bashkisë me synimin për të shmangur zhurmën që mund të trembë turistët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sarande-ujerat-e-zeza-perfundojne-ne-liqenin-e-butrintit/