Ujërat e zeza dëmtojnë liqenin në Shkodër

RTV KLAN 2017-07-04

Views 2

Në Shkodër ujërat e zeza po ndotin liqenin. Specialistet thonë se kjo situatë po sjell dëmtim të biodiversitetit dhe kryesisht të gjallesave ujore.

Ndotësit shkarkojnë këtu në liqenin e Shkodrës.

Nuk janë vetëm shqiptarët ata që kontribuojnë, por edhe Mali i Zi.

Bashkia e Shkodrës është e pafuqishme për rehabilitim te tyre me fondet e veta dhe pse ndotësi kryesor është ajo vetë.

Përmes kolektorit kryesor ujërat shkarkohen të pa filtruara dhe të pa përpunuara.

Ky kolektor është rivënë në funksion vitet e fundit, por spostimi i ujërave të zeza për shkak të ndërtimit të ByPassit nuk ka ndikoi në uljen e ndotjes.

Përkundrazi sipas specialisteve sasia është shtuar

Shkodra ka dy kolektor të ujërave të zeza, të cilët derdhen në dy lumenj, Buna dhe Drini. Nëse nuk do ketë një projekt konkret për mbrojtjen e liqenit, shume shpejt ai do të ketë pamjen e një moçali.

Share This Video


Download

  
Report form