Bllokohen llogaritë e biznesmenit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria dhe policia e Vlorës vendosën sekuestro preventive, llogaritë e një biznesmeni shqiptar, i cili merret me hoteleri-turizëm. Burime zyrtare të Policisë thanë se në kuadër të hetimit të pasurisë së shtetasit është bërë edhe bllokimi i llogarive te sipermarresit. Organi i akuzës ka ngritur dyshime mbi një shumë parash në vlerën 531 mijë dollare në emër te biznesmenit.

Sipas Prokurorisë, në muajin qershor në llogarinë e biznesmenit kishte mbërritur një transfertë parash në shumën 329 mije dollare, e dërguar nga një amerikan me banim ne Michigan në Shtetet e Bashkuara.

Shtetasi shqiptar ka deklaruar se kjo trasnferte ishte bere për shitjen e nje prone me sipërfaqe 453 metra katrore toke në Selitë të Tiranës. Vlera totale e pasurisë, sipas deklarimeve, kap shifrën e 1. 3 milionë dollarëve dhe deri me tani është dhënë kësti i pare.

Pas kësaj transferte, sipas Prokurorisë, paratë jane kaluar ne emer te një personi në Durrës, i cili i ka këmbyer në një exchange dhe i ka tërhequr cash.

Me të njëjtën skemë mbërriti dhe shuma prej 500 mijë dollarësh, e cila u sekuestrua nga prokuroria sipas së cilës mes shqiptarit të ndaluar dhe amerikanit nuk ishte lidhur asnjë kontratë shitjeje, por vetëm një akt noterial për shitjen e objektit në të ardhmen.

Ky arsyetim, ndonëse i vakët, pasi mes dy personave kishte një kontratë noteriale, ka lejuar policinë të kërkojë në prokurori sekuestrimin e parave. Një kërkesë e tillë është finalizuar nga organi i akuzës. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se personi i cili bënte tërheqjen cash të parave në Durrës është me nënshtetësi amerikane dhe jeton në të njëjtin vend në Shtetet e Bashkuara.

Share This Video


Download

  
Report form