http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda avancon me hetimet per te zbardhur dhurimin e nje pjese te ish-hotel ?Vollgës? Emiljano Shullazit. Hetuesit kane konfiskuar të gjitha llogaritë bankare të Ylvi Beqajt, i cili është administrator i kompanisë ?Saudi Brothers?. Beqaj është ai që e ka firmosur kontratën e dhurimit të 20 për qind të pronës qe gjendet ne qendër te qytetit bregdetar te Durrësit. Burime pranë organit te akuzës thanë se Ylvi Beqaj nuk është paraqitur fare në Prokurori, me argumentin se dhurimi i pronës tek Emiljano Shullazi nuk është bere nëpërmjet kërcënimit. Ndërkohe ende nuk dihet shuma qe i është konfiskuar Beqajt në te gjitha bankat e nivelit të dytë ne Shqipëri. Nga ana tjetër mësohet se administratorit te ?Saudi Brothers? i është ofruar edhe statusi i të penduarit apo bashkëpunëtorit të drejtësisë. Por një gjë e tillë nuk është pranuar prej tij. Më herët Ylvi Beqaj, deklaroi në media, se kishte kontaktuar Emiljano Shullazin për zgjidhjen e problemeve të tij me individë dhe gjyqësorin në Shqipëri dhe se kishte arritur pas shumë vitesh të merrte pronën, te cilën ai e kishte blerë në vitin 1994. Në kontratat e firmosura mes kompanisë arabe dhe Shullazit, specifikohen detyrimet e palëve, ku i arrestuari për gjobëvënie merr përsipër regjistrimin e pronës në emër të kompanisë, zgjidhjen e konflikteve mes kompanisë arabe dhe shtetasit Zanmir Hasa, si dhe marrjen e certifikatës së pronësisë. Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtoret e tij ndodhen tashme ne qeli nen masën e sigurisë burg pa afat. Mbi ta rëndojnë disa akuza per vërtetimin e te cilave, Prokuroria e Krimeve te Renda pretendon se prova dhe përgjimet e siguruara nga shërbimi informativ.