Në Shqipëri nuk është futur asnjë kontenier me mbetje kimike dhe radioaktive. Në këtë konkluzion ka arritur prokuroria duke pezulluar hetimet, të cilat nisën pas ?Fake News? të publikuar nga një portal në Itali dhe më pas disa në Shqipëri.
Pas verifikimeve të prokurorisë dhe regjistrave në doganat shqiptare nuk rezulton të ketë mbërritur asnjë transport i tillë, ashtu sikur njoftoi edhe gazeta Shqiptarja.com në investigimin e realizuar para 5 muajve.
Është ky rezultati i hetimeve paraprake të prokurorisë së krimeve të rënda nga e cila ka vendosur të pezullojë këtë hetim deri në mbërritjen e letër porosisë nga autoritetet italiane.
Burime nga akuza e krimeve të Rënda sqaruan për Report Tv se aktualisht janë kryer hetimet në territorin shqiptar në doganën e Durrësit dhe të Qafë Thanës dhe nga të gjithë regjistrat hyrëse e dalëse nuk ka një ngarkesë të tillë me destinacion Maqedoninë apo Shqipërinë.