Report TV - Lëkundet kauza/ PD tërhiqet nga komisioni ‘Tahiri’, frikë nga hetimet

Report TV 2018-05-24

Views 0

Partia Demokratike është tërhequr në mënyrë të befasishme nga komisioni hetimor parlamentar për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në fenomenin e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë edhe çështjen ?Tahiri?.

Ky komision hetimor u ngrit me kërkesë dhe me këmbënguljen e Partisë Demokratike, në kuadër të kauzës së saj më të rëndësishme, ?luftës kundër drogës?. Për rrjedhojë, opozita ka propozuar kryetarin e komisionit, duke marrë kësisoj drejtimin e hetimeve. Por, që në fillim të muajit maj, opozita nuk ka demostruar më vullnet për ushtrimin dhe përmbushjen e detyrës që i ka ngarkuar Parlamenti, me vendimin numër nr. 30/2018.

Tërheqja e opozitës nga komisioni, i cili mund të mblidhet vetëm me kërkesë të kryetarit, përkon me një kërkesë të përfaqësuesve të mazhorancës për zgjerimin e objekti të hetimit, duke përfshirë edhe periudhën para vitit 2014, kohë e përcaktuar nga demokratët.

Kjo kërkesë u pasua me tetë shkresa të paraqitura nga përfaqësuesit e shumicës, drejtuar institucioneve ligjzbatuese, për t?i vënë në dispozicion komisionit informacione specifike, për kultivimin dhe trafikun e drogës, duke përfshirë edhe rolin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të nivelit të lartë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, sidomos pas vitit 2005. Njëra prej shkresave kërkon të dhëna edhe lidhur me sasinë prej 613 kg kokainë të kapur së fundi në Portin e Durrësit, cila agjenci ligjzbatuese e ka kapur, nëse ka patur sinjalizime nga agjenci partnere etj.

Share This Video


Download

  
Report form