Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e vizitave në qendrat shëndetësore të Vlorës. Në një javë vetëm në Qendrën Shëndetësore të Plazhit të vjetër janë regjistruar 98 vizita. Shërbimi shëndetësor në Vlorë krahas qendrave shëndetësore po mbulohet edhe me ambulanca lëvizëse që për Kreun e Shëndetit Publik Vlorë Tomorr Caka janë një zgjidhje optimale pasi ofrojnë shërbim aty ku ndodhen pushuesit.
Teksa muaji gusht shënon pikun e sezonit turistik dhe numrin më të lartë të pushuesve domosdoshmëri mbetet shërbimi shëndetësor, i cili në plazhet e Vlorës krahas qendrave shëndetësore po mbulohet edhe me ambulanca lëvizëse. Në funksion janë 6 qendra shëndetësore dhe 5 mjete lëvizëse nga Zvërneci në Rradhimë ku janë dhe plazhet më të frekuentuar.
Kreu i Shëndetit Publik Vlorë Tomorr Caka thekson se në qendrat shëndetësore është shtuar fluksi i vizitave, ku vetëm në Qendrën Shëndetësore të plazhit të vjetër janë regjistruar 98 vizita përgjatë një jave.
Caka thotë se ambulancat levizese jane nje zgjidhje optimale pasi shërbimi shëndetesor është aty ku janë pushuesit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-sherbimi-shendetesor-edhe-me-ambulanca-levizese/