Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi tritoli ende e pa përcaktuar, i është vendosur një automjeti Audi-Q7 në qytetin e Vlorës gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 minuta në lagjen ?Pavarësia? të qytetit. Automjeti është në pronësi të 46 vjeçarit, Flamur Peçaj, që më vonë e ka ndryshuar në Lamaj.
Mjeti ka qenë i parkuar në kohën e shpërthimit, dhe kuptohet nuk ka pasur persona brenda tij.
?Dyshohet që mjeti mund të jetë djegur qëllimisht me një sasi të vogël të dyshuar lëndë plasëse, e cila është hedhur poshtë mjetit?, sqaron policia.
Korrespondetja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj, thotë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke dëmtuar edhe orenditë shtëpiake të banorëve të katit të parë të pallatit, ndërsa pronari i automjetit banon në katin e gjashtë të tij.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, çka ka alarmuar banorët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikëset dhe policinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-lende-plasese-automjetit-audi-q7/