Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
M.R është një 39 vjeçe, nga Vlora, viktimë e dhunës në familje. Edhe pse e trajtuar me urdhër mbrojtjeje, nëna e tre fëmijëve rrëfen për Ora News së bashkëshorti e ka dhunuar sistematikisht, sa herë që ka tentuar të takojë tre vajzat 11 , 9 dhe 6 vjeçe.
Divorci ka ardhur 4 ditë me parë, ku gjykata e Vlorës i ka dhënë kujdestarinë e fëmijëve, por pavarësisht kësaj ajo nuk mundet t?u afrohet pa ndihmën e policisë.
Gruaja e dhunuar: Gjykata ka vendosur dhe mi ka lënë mua tre fëmijët. Sa herë që kam shkuar ka bërë presion dhe ka përdorur dhunë po t?u afrohesha fëmijëve. Ka bërë kërcënime që të mos u afrohesha fëmijëve në shkollë. Do t?i marrë fëmijët edhe me polici, pasi gjykata mi ka lënë mua.
39 vjecarja thotë se gjatë 12 viteve martesë, dhuna psikologjike dhe fizike si shkak kishte problemet e theksuara ekonomike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nena-e-tre-femijeve-edhe-pas-divorcit-ish-burri-me-ka-dhunuar/