Një 33-vjeçare e cila ka rënë pre " />
Një 33-vjeçare e cila ka rënë pre "/>

"Tonight Ilva Tare" - Dëshmia tronditëse e 33-vjeçares: Jam dhunuar nga ish-burri për 13 vjet

Ora News Emisione 2016-12-18

Views 11

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 33-vjeçare e cila ka rënë pre e dhunës bashkëshortore ka rrëfyer ekskluzivisht për ?Tonight Ilva Tare? në Ora News rrugëtimin e saj 13 vjeçar të dhunës nga bashkëshorti, deri në denoncim.
Nëna e tre fëmijëve, 12, 10 dhe 8 vjeç tregon se bashkëshorti i saj e ka dhunuar sistematikisht për 13 vjet rresht, madje në disa raste edhe në sy të fëmijëve, të cilët i kanë kërkuar asaj që të divorcohet.
Gruaja rrëfen se denoncimin e ka bërë për hir të fëmijëve të saj, në mënyrë që ata mos rriten me frymën e dhunës. Pas denoncimit, 33-vjeçarja ka marrë urdhër mbrojtjen dhe për 9 muaj është strehuar në Qendrën e Viktimave të Dhunës bashkë me fëmijët e saj.
Nëna e dhunuar tashmë është në punë ku merr një rrogë minimale prej 220 mijë lekësh të vjetra, me të cilat do ti duhet të sakrifikojë për fëmijët që ti shkollojë dhe të kujdeset për ta.
33-vjeçarja ka edhe një mesazh për të gjitha gratë e dhunuara: Nuk është asnjëherë vonë që të denoncojnë dhe të pranojnë që janë dhunuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deshmia-tronditese-e-33-vjecares-jam-dhunuar-nga-ish-burri-per-13-vjet/

Share This Video


Download

  
Report form