Një 39-vjeçare nga Tirana ka telefonuar sot në emisionin ?Aldo Morning Show?, nga ku ka rrëfyer historinë e saj tronditëse.
Kamela tha se 12 vite më parë në ditën e dasmës I ka vdekur ish-bashkëshorti duke kërcyer. Gruaja rrëfeu se ka kaluar një gjendje shumë të rëndë dhe se për rreth 6 muaj ka qëndruar si në gjendje kome.
Përmes emisionit ajo shkëmbeu një telefonatë me Denisin nga Tirana dhe më pas shpërndanë numrat e telefonit.
?Jam Kamela nga Tirana, 39 vjeç, mora për një njohje. Në vitin 2005 jam martuar dhe ditën e dasmës më ka vdekur ish-bashkëshorti. Duke kërcyer napolonin atij i ra infrakt. E kam patur të vështirë të lidhem se e kam dashur, e kam marrë me dashuri. Kam qëndruar 6 muaj si në gjendje kome? tha 39-vjeçarja.