Raporti sekret i policisë greke: Mafia shqiptare kërcënim për vendet e BE

RTV KLAN 2017-08-07

Views 9

?Krimi i organizuar shqiptar gjatë dekadës së fundit është një nga kërcënimet kryesore për shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Me gjithë përpjekjet e bëra, kërcënimi mbetet i madh. Greqia, për shkak të afërsisë me Shqipërinë, është prekur drejtpërdrejt nga aktivitetet e organizatave kriminale shqiptare si rezultat i numrit të madh të emigrantëve që jetojnë në vendin tonë?.

Kështu theksohet në një raport konfidencial të Policisë së Greqisë për mafien shqiptare. Raporti i autoriteteve greke mban datën 25 korrik 2017 dhe një pjesë e këtyre konkluzioneve janë publikuar nga e përditshmja greke ?Kathimerini?.

?Organizatat kriminale shqiptare në Ballkanin Perëndimor janë fokusuar kryesisht në trafikun e drogës. Kanabisi është kultivuar në Shqipëri dhe Kosovë, e prej andej është trafikuar në Greqi dhe Itali. Për të importuar heroinë dhe kokainë, këto organizata kriminale bashkëpunojnë me bandat ne Turqi dhe në Amerikën Latine. Shpesh, për të kamufluar veprimtarinë e tyre, përdoret infrastruktura e një biznesi të caktuar. Vihet re gjithashtu edhe ndikimi që ato kanë mbi policinë, doganat dhe nëpunësit civilë?, evidentohet në raport.

Droga më e përdorur

Kanabisi mbetet droga më popullore në BE, dhe Shqipëria është burimi kryesor i trafikimit në vendet evropiane, thuhet në raportin më të fundit të Europol. Droga trafikohet kryesisht nga kufiri i gjelbër apo përmes transportit rrugor gjatë udhëtimit me autobusë nga Shqipëria drejt Greqisë, ku droga fshihet nëpër valixhe nga udhëtarët. Gjithashtu, nga Afganistani dhe Turqia trafikohet heroinë në Shqipëri, e më pas shpërndahet në vendet e tjera të BE-së. Jo vetëm kaq, por grupet kriminale shqiptare kanë kontakte me klanet e drogës në Amerikën Latine. Kjo u evidentua më së miri gjatë muajit qershor 2017, kur një biznesmen shqiptar nga Fieri u arrestua në Greqi për trafik kokaine që kishte mbërritur nga Bolivia.

"Kathimerini" përmend faktin se nga janari i vitit 2016, më shumë se 15.5 tonë hashash janë sekuestruar në territorin grek, prej të cilave 6.8 tonë vetëm në 6 muajt e fundit.

Raporti sekret i autoriteteve greke evidenton edhe problematikën e grabitjeve dhe vjedhjeve nga shqiptarët. Aty thuhet se grupet shqiptare janë përgjegjëse për grabitjet e makinave, të cilat më pas transportohen në Shqipëri dhe Kosovë ilegalisht.

?Tipar i anëtarëve të këtyre organizatave kriminale është përdorimi i dhunës dhe nuk hezitojnë të përdorin armët e zjarrit?, thekson raporti.

Sipas statistikave të listuara në raportin konfidencial grek, shqiptarët janë autorë të 13.571 vjedhjeve dhe grabitjeve nga viti 2010 deri në vitin 2015. Gjithashtu, në 478 raste të vrasjeve dhe 4347 raste të trafikut të drogës janë identifikuar shqiptarë.

?Pjesëmarrja në vepra kriminale e shtetasve shqiptarëve në Greqi është më e lartë në krahasim me të gjitha kombësitë e tjera që jetojnë në shtetin grek?, thotë raporti. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form