http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë viteve të fundit, mafia shqiptare ka arritur që të kontrollojë kartelin e drogën ne Ballkan dhe më gjërë, duke krijuar lidhje deri në Amerikën Latine. Kjo ka bërë që mafia shqiptare të jetë e barabartë me atë italiane.Kështu thuhet ne raportin e iniciativës Globale kundër krimit të organizuar I cili tregon aktivitetin e grupeve kriminale të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria.Sipas këtij raporti, bandat kriminale gjithmonë e më shumë po operojnë jashtë vendit ndërsa trafiku i kokainës mbetet aktiviteti më fitimprurës.Dokumenti thekson se një nga vendet ku kriminelët shqiptarë fillojnë bashkëpunimin me ata italianë, janë burgjet siç përmendet rasti i Arben Zogut i cili ishte zot i drogës në Romë. Zogu vuante dënimin në një burg me Rocco Bellocco-n, bosin e një prej familjeve më të fuqishme të Ndrangetas.Duke u ndalur në Hollandë, raporti thekson se shqiptarët luajnë rol të dorës së pare në botën e krimit në Amsterdam. Këtu përmenden edhe dy nga krerët e klanit Bajri që u arrestuan në Roterdam për droge. Nga viti 2015, shqiptarët arritën që të përhapen kudo dhe të shtrijnë aktivitetet e tyre kriminale ndersa nje në dhjetë të burgosur në Britani është shqiptar.Sa i takon mafies në Turqi, raporti shton se rrjetet turko-shqiptare shfrytëzojnë portet detare për trafikimin e drogës.Në Amerikën Latine bandat shqiptare i hodhen tentakulat që në vitin 2001. Në trafikun e drogës me vendet Latine, raporti përmend Arbër Çekajn i cili akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës.Lidhjet e mafias shqiptare duket se kanë krijuar baza të forta edhe në Ekuador, ku autoritetet shprehen se 160 shqiptarë kanë hynë në atë vend gjatë vitit 2018.Policia kolumbiane tha se kanë vënë re një ?rritje të pajustifikuar? në hyrjen e shtetasve shqiptarë në Kolumbi.