Prej një jave po luftohet me flakët në disa vatra zjarri të shfaqura në pyjet e Matit. Ndonëse të Premten u prit të ndërhyhej nga ajri me helikopter, kjo nuk ndodhi pasi ai ishte i angazhuar në fikjen e zjarreve në zona të tjera të Shqipërisë.
Vatra më problematike mbetet ajo në fshatin Madhesh në njësinë administrative Ulëz, ku rrezikohen dhe disa stane Punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Mat ishin edhe gjatë kësaj të shtune për të neutralizuar flakët por e kanë patur të pamundur pasi vatra është tepër e madhe.
Drejtues të kësaj drejtorie thanë se sipërfaqja e përshkuar nga flakët ka shkuar më shumë se 30 hektar dhe se ndihmohet nga era për tu përhapur.
Po ashtu, planifikimi për të ndërhyrë nga ajri ka dështuar sërish pasi emergjencat civile në Tiranë kanë njoftuar për avari në mjetin fluturues.
Problem vazhdon të jete edhe vatra e zjarrit në malin e fshatit Frankth në njësinë administrative Komsi.