Report TV - Vijon zjarri në Ulëz, digjen sipërfaqe të mëdha pyjore

Report TV 2017-08-08

Views 0

Vijon prej tre ditësh zjarri intensiv në Ulëz, ndërsa në rrezik serioz janë katër familje.

Familjarët apelojnë për ndihmë, pasi zjarri është shumë pranë banesave, ndërsa të vetëm po luftojnë me flakët.

Pas apelit mbrëmjen e djeshme ende nuk ka shkuar askush për t?i ndihmuar askush, ndërsa thirrja për ndihmë për autoritetet shtetërore vijon.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit, ndërsa kërkohet ndihmë nga ajri për të vendosur në kontroll flakët që po përhapen me shpejtësi.

Si pasojë e zjarrit i cili vijon prej disa ditësh në Ulëz, janë djegur një sipërfaqe e madhe me dushk dhe lisa.

Share This Video


Download

  
Report form