Situata alarmante e zjarreve në zonën e Delvinës dhe Finiqit vijon  prej 5 ditësh. Gjatë ditës së djeshme në fshatin Kardhikaq janë djegur 2 shtëpi dhe disa godina pa funksion, të cilat kanë qenë që në kohën e kooperativave.
Aktualisht aktive janë disa vatra në shpatin e malit Sopot,ku  zjarrfikësit shprehen se për shkak të terrenit po i luftojnë me pompa krahu, pasi nuk mund të depërtojnë në zonë.Kujtojmë që situata në jug ka qenë alarmante këto ditë. Kjo ka bërë që pala shqiptare dje i kërkoi ndihmë Greqisë, e cila u përgjigj pozitivisht, ndërsa pritet mbërritja e forcave greke dhe mjeteve të tyre për të ndihmuar Shqipërinë për shuarjen e flakëve.