Shtrenjtohen biletat e trageteve që operojnë nga Vlora drejtë Italisë dhe anasjelltas.
Ndërkohë që numri i qytetarëve shqiptar që udhëtojnë më këtë linjë është rritur, pronarët e linjës së trageteve pavarësisht dyfishimit të të ardhurave kanë rritur edhe çmimin e biletave.
Në portin e Vlorës operojnë dy tragete në ditët me fluks, ndërsa ka raste që kryhen edhe 3 rrugë në ditë për shkak të kërkesave të mëdha. Çmimi i biletave për pasagjer është dyfishuar, deri në fillim të muajit korrik biletat e linjës Vlorë-Brindisi ishin rreth 35-40 euro, ndërsa tani e kalojnë vlerën e 80 eurove. Qytetarët shprehen të indinjuar për këtë rritje çmimi dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.
?Çmimi i biletës ishte ngritur, e kam prerë 70 mijë, më parë e kam prerë 50 mijë, apo të shfrytëzojnë rastin. E kam prerë biletën 80 euro. Për ne që nuk punojmë çmimi na duket i lartë?, thonë qytetarët.
Ndërkohë, në një intervistë dhënë për Report Tv drejtori i portit, Admir Malaj, shprehet se janë në dijeni për rritjen e çmimit të biletave, por kjo nuk është kompetencë e tyre, por këtë problem e kanë raportuar në Ministrin e transporteve. Për sa i përket fluksit të njerëzve Malaj thotë se po përballohet pa krijuar aspak pritje, pasi janë vënë në dispozicion 9 sportele.
?Ne e dimë që çmimet e biletave janë rritur këtë periudhë kohe, por kjo është një gjë që nuk është në kompetencë të drejtorisë sonë, ne kemi bërë ankesat në organet përkatëse, dhe çmimi i biletave varet nga Ministria e
Transporteve, ku merr dhe liçensën trageti. Ne si drejtori kemi marrë masat tona shtesë për ti ardhur në ndihmë pasagjerëve, kemi lënë dhe një numër kontakti që për çdo ankesë dhe paqartësi që kanë të informohen?, shprehet Malaj.