Sërish vonesë në linjën e tragetit Brindisi- Vlorë, ku këtë herë trageti i cili duhet të mbërrinte në portin e Vlorës në orën 7:30 ka mbërritur tre orë me vonesë.
Qytetarët të cilët përdorin këtë linjë për të udhëtuar nga shteti fqinj drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas shprehen se janë detyruar të flenë në dyshemetë e tragetit.
Gjithashtu udhëtarët kanë shprehur ankesa edhe për sa i përket kushteve të ofruara nga kjo kompania e cila e ka këtë linjë trageti, duke thënë se kushtet janë skandaloze.
?Pritje deri në 12 orë për udhëtim dhe një shpejtësi ku edhe me not ecën më shpejt?, shprehet një prej qytetarëve.