http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksion antidrogë ne Tirane rrezikoi seriozisht jetën e agjenteve qe u angazhuan ne te. Policia sekuestroi gati gjysmë kilogrami kokainë, ndërsa në pranga ranë tre persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.Operacioni u zhvillua në rrugën ?Don Bosko?, ndërsa efektivët u detyruan të qëllojnë me pistoletë, pasi të dyshuarit çanë postbllokun e ngritur për ndalimin e tyre.Sipas njoftimit zyrtar të policisë agjentët antidrogë kishin nën vëzhgim dy persona, të cilët dyshoheshin se shisnin kokainë në zonën e ?Don Boskos?.Shenjave për të ndaluar mjetin tip citroen, Bledar Peca dhe Ardit Murati iu përgjigjën duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë madje tentuan te përplasin me makine efektivet.Në këto kushte agjentët e policisë janë detyruar të qëllojnë në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të makinës. Si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me disa makina të parkuara, Peca mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai dhe shoku i tij u arrestuan nga policia.Pas kontrollit të makinës u gjeten 385 gramë kokainë dhe në shtëpinë e të arrestuarit tjetër Ardit Murati u zbuluan edhe 50 gramë të tjera, si dhe 12100 euro e lekë shqiptare, të cilat u sekuestruan.Për operacionin, policia arrestoi dhe Shehat Muratin babain e Arditit, ndërsa shpalli në kërkim djalin tjetër të familjes 22-vjeçarin Arbër Murati, i cili dyshohet se është i përfshirë në shitjen e kokainës.