Agjentët rusë zbarkojnë në Tiranë? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori Aleksander Karpushin ka marrë takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme për kërcënimin e pretenduar nga një grup ekstremistësh islamikë nga Kosova dhe Maqedonia.Ky lajm konfirmohet nga burime diplomatike si dhe mësohet e gjithë dinamika e shqetësimit te diplomatit të larte rus.Ashtu si Vizion Plus publikoi një ditë me parë, sot burime diplomatike sqaruan se ambasadori Karpushin është takuar me drejtorin e përgjithshëm të politikave dhe çështjeve të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.Ky takim është zhvilluar pak përpara festës së Pashkëve.Menjëherë pas këtij takimi, Vizion Plus ka mësuar se selia e ambasadës së Rusisë në qendër të Tiranës është vënë ne mbikëqyrje te agjenteve te anti-terrorit, në një sipërfaqe prej 20 mije metrash katrore.Autoritetet shqiptare kane reaguar duke rritur nivelin e sigurisë, pasi ambasadori Karpushin kishte kërkuar mbërritjen nga Rusia të shume agjentëve te specializuar, për t?iu bashkuar truprojave te tij personale.Ndërkohë është zbardhur edhe biseda mes diplomatit rus dhe drejtorit të lartë të ministrisë së jashtme.

Share This Video


Download

  
Report form