Report TV - Drejtorët e spitaleve sfidojnë Ramën, nuk japin dorëheqjen

Report TV 2017-08-01

Views 4

Drejtorët e spitaleve rajonale sfidojnë kryeministrin Rama, i cili iu dha vetëm 24 orë kohë që ata të japin dorëheqjen dhe të largohen nga detyra.

Dje, kreu i qeverisë në një takim me drejtuesit e spitaleve, i bëri ata fajtorë për keqmenaxhimin dhe për këtë iu kërkoi të dorëzojnë detyrën.

Por 24 orë më pas, nuk raportohet për asnjë drejtor që të ketë dhënë dorëheqjen.

Rama u la 24 orë afat drejtorëve të spitaleve
Report Tv kontaktoi me pjesën më të madhe të drejtorëve të spitaleve në rrethe, të cilët kanë pohuar se do të vijojnë të jenë në detyrë për të përballuar fluksin e shërbimeve gjatë muajve të verës.

Drejtori i Spitalit të Sarandës, Arjan Kalcuni ka pohuar se ndodhet në krye të detyrës me kohë të plotë edhe për shkak të sezonit veror.

Ndërkaq edhe drejtoresha e spitalit Lushnje, Panore Veliu dhe drejtoresha e spitalit Kukës, Hasije Zeneli kanë pohuar se nuk do të japin dorëheqjen.

Share This Video


Download

  
Report form