Tahiri: Drejtorët që po kërcënojnë administratën të japin dorëheqjen

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË -- Kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, i ftuar në studion e "A1Report!" u kërkoi sot publikisht "drejtorucëve" të administratës shtetërore që nuk e pranojnë dot humbjen dhe po hakmerren mbi punonjësit, të bëjnë atë akt që bëri lideri i tyre, të japin dorëheqjet.

Tahiri e bëri këtë deklaratë në kushtet kur në PS kanë ardhur njoftimet se" administrata shtetërore kudo, në nivel qëndror dhe vendor, po përballet me raprezaljen e drejtorëve hakmarrës për votën që nuk iu dha.

"Pavarësisht verdiktit të qytetarëve për ta ndaluar këtë model,"- tha ai, - "pavarësisht përgjigjes që morën nga qytetarët, kanë nisur kërcënimet dhe pushimet nga puna të punonjësve të administratës apo "syrgjynosjet" administrative.

Share This Video


Download

  
Report form