Report TV - Japin dorëheqjen ministrat e PD Mandija i dorëzoi raportin Ramës

Report TV 2017-08-17

Views 1

Zyrtarisht dorëhiqen të gjithë ministrat teknikë të PD në qeverinë Rama pas tre muajve në detyrë.

Zv/kryeministrja Lendina Mandija dhe ministrat Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha e Arben Beqiri i kanë dorëzuar Ramës dorëheqjen në mënyrë elektronike.

Ndërsa Ledina Mandija ka dorëzuar mesditën e sotme në Kryeministri raportin që hartuan teknikët për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kështu pas tre muajve në detyrë, teknikët e PD largohen nga qeveria, ndërsa aktualisht kabineti Rama përbëhet vetëm nga ministrat e PS dhe të LSI, të cilët pritet të shihet si do të reagojnë, nëse do të japin dorëheqjen apo do të presin formimin e qeverisë së re në shtator.

Ministrat e PD u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si garanci për zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat PD i humbi.

Roli i ministrave në qeveri ishte të kontrollonin sjelljet e administratës përgjatë gjithë procesit elektoral në mënyrë që të mbrohej vota e lirë e qytetarëve shqiptarë.

Share This Video


Download

  
Report form