Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratika ka vijuar denoncimet e lidhjes së biznesmenit Edmond Bego me qeverinë, i cili u arretua në Greqi dhe më pas u la i lirë. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Ervin Salianji tha se Edmond Bego ka përfituar pasuri publike nga ministrat e Ramës. Deputeti ka publikuar një lejë minerare firmosur nga Damian Gjiknuri për Edmodn Begon.
Deklaratë e deputetit Ervin Salianji
Edmond Bego, miku trafikant droge me 5 emra i Taulant Ballës, nuk ka përfituar vetëm para publike në kundërshtim me ligjin - 10 milionë euro dhe 6.4 miliardë lekë në 7 muajt e fundit, por ka përfituar edhe pasuri publike.
Për shumëfishimin e pasurisë së mikut trafikant droge të Taulant Ballës janë përfshirë edhe ministrat e Edi Ramës.
Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon.
Leja minerare është dhënë në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan, njësoj si shumica e punëve të tjera publike.
Sipas lejes që ka firmosur Damian Gjiknuri, miku trafikant droge i Taulant Ballës, ka të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit, i cili duhet të ishte tani nën sekuestro nga prokuroria.
Prokuroria sërish hesht dhe bën të njëjtën lojë si në rastin e Agron Xhafës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-edmond-bego-ka-perfituar-pasuri-publike-nga-ministrat-e-rames