Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Itali

RTV KLAN 2017-07-30

Views 12

Dy shqiptarë arritën të arratisen nga burgu i Civitavecchia-s.

Ata janë Roland Dajlani 33 vjeç dhe Lekë Luca 42 vjeç.

Dy shqiptarët po vuanin dënimin për veprat penale të grabitjes dhe rrëmbimit.

33-vjeçari Roland Dajlani është një person edhe me precedentë të tjerë penalë. Në janar të vitit 2016 ai u dënua për shpërndarje droge, pasi u kap me 38 gr kokainë.

Gjykata dha 3 vjet heqje lirie për shqiptarin, duke e kthyer vendimin në arrest shtëpie.

Rreth mesditës së të dielës, dy të burgosurit arritën të thyejnë sistemit e sigurisë së burgut. Mësohet se Dajlani dhe Luca u arratisën nga oborri ku të dënuarit bëjnë shëtitjet e zakonshme.

Pasi çanë gardhin rrethues, ata arritën të kapërcenin edhe murin e burgut e më u zhdukën, duke u larguar ne dy drejtime te ndryshme.

Alarmi anti-arratisje u ndez menjëherë, rojet e burgut nisën të kontrollonin zonën përreth, por më kot. Policia angazhoi edhe një helikopter, por nuk mundi të bjerë në gjurmët e të arratisurve.

Mediat në vendin fqinj thonë se autoritetet e përjashtojnë mundësinë që shqiptarët të kenë pasur ndihmë nga jashtë.

Share This Video


Download

  
Report form