Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës. Ata janë Leke Luca 42 vjeç dhe Roland Dajlani 33 vjeç dhe janë arratisur rreth orës 14:30 të së dielës.
Dy të burgosurit shqiptarë nuk janë dënuar për krime të rënda por për grabitje dhe nuk është hera e parë që janë dënuar nga drejtësia italiane.
Duke analizuar pamjet e marra nga telekamerat e mbikqyrjes dy të burgosurit kanë kapërcyer murin rrethues në zonën e ajrimit. Njëri prej tyre në momentin e arratisjes ishte i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit.
Hetimet e para të pamjeve të marra nga telekamerat e sigurisë flasin se dy të burgosurit shqiptarë nuk kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë që i kanë ndihmuar në arratisjen e tyre.
Sapo janë gjendur jashtë murit rethues të burgut, dy të arratisur janë ndarë duke u larguar në drejtime të ndryshme. Sipas imazheve njëri prej tyre është larguar në drejtim të zonës së bregdetit, ndërsa tjetri drejt territorit të Aurelias.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/itali-dy-te-denuar-shqiptare-arratisen-nga-burgu/