Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtari Pero Miloglav në Dubrovnik ka konfirmuar vendimin e kolegëve të tij për rastin e Ismail Morinës, duke deklaruar se vendimi përfundimtar do të merret nga Gjykata Supreme në Zagreb.
Morina, i cili tri vite më parë ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, së shpejti mund të ekstradohet në Serbi.
Vendimi paraprak i ekstradimit është marrë nga Gjykata e Dubrovnikut, por çështja do të shkojë në në një gjykatë më lart, ndërkohë që autoritetet shqiptare i kanë dërguar një sërë kërkesash autoriteteve të Kroacisë për të mos lejuar ekstradimin e tij me pretendimin se do të ketë persekutim politik ndaj 35 vjeçarit.
Nëse Gjykata Supreme refuzon vendimin e Gjykatës së Dubrovnikut, atëherë çështja mund të rishqyrtohet sërish. Gjyqtari shpjegon për ?Novosti?, se vendimin përfundimtar i ekstradimit duhet ta marrë ministri i Drejtësisë i Kroacisë, Davor Bosnjakovic.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kroaci-tjeter-vendim-per-ismail-morinen/