Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çmimi i karburanteve do të rrite me 10 lekë si pasojë e taksës së rilicensimit të pikave të karburanteve.
Të kontaktuar me telefon nga Ora News Shoqata e Hidrokarbureve shpjegon se kostot e rritjes së kësaj takse tashmë do t?i paguajnë qytetarët. Një pikë e tregtimit të karburanteve në kryeqytet në bazë të vendimit të ri të qeverisë duhet të paguajë 3 milionë lekë ndërsa në rrethe 1 milion lekë.
Aktulisht një litër naftë në pikat e karburantit është 168 lekë dhe me rritjen e re që pritet të aplikohet çmimi do të shkojë 178 lekë duke i rënduar në këtë mënyrë më shumë xhepave të qytetarëve. Sipas kreut të Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure, taksat e larta të vendosura janë arsyeja e çmimit të shtrenjtë që paguajmë për naftën dhe benzinën.
Ndërkohë që ulja e çmimit në tregjet botërore nuk mund të reflektohet pasi pjesa e taksave është fikse dhe zë 60 % të çmimit përfundimtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/pritet-tjeter-rritje-e-karburanteve-per-shkak-te-takses-te-rilicencimit/